Ismaili 1 300x20

Klasa XII-B;Lenda:Histori me zgjedhje.Dt.01.04.2020.Tema:1.V.praktike –Simbolet e kombit ne kartmonedhat e shtetit shqiptar. 2.Projekt kurrikular-ora e I-Represioni komunist ndaj intelektualeve kundershtare 1943-1990

  • Kartmonedhat e 1913

    Kartmonedhat e 1913
    Bankënota shqiptare të 1913. Quheshin Sheme Defter, përdoreshin për udhë, kishin vlerën ½ , 1 grosh dhe 10 para. Lart mbanin emrin Esat Pasha.
  • V.Praktike-Simbolet kombëtare në kartëmonedhat e shtetit shqiptar. Periudha midis dy Luftërave Botërore: Vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë

    V.Praktike-Simbolet kombëtare në kartëmonedhat e shtetit shqiptar. Periudha midis dy Luftërave Botërore: Vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë
    Kur janë prerë kartëmonedhat e para shqiptare?Monedha e parë e emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1926. Kishte vlerën 5 Franga. Nga ana ballore mbante portretin e Mbretit Zog, ndërsa pas një fshatar duke ngarë një pendë qe. Në të shkruhej Shqipni-Albania.
  • Kartëmonedhë 20 franga prerje e vitit 1939

    Kartëmonedhë 20 franga prerje e vitit 1939
    Kartëmonedha 20 franga është e shkruar në dy gjuhë. Në figurë ka një djalosh shqiptar të veshur me kostum popullor, me jelek dhe qeleshe. Kartëmonedhë 20 franga prerje e vitit 1939
  • Simbolet kombëtare që janë përdorur në kartëmonedhat shqiptare në periudhën mes dy luftërave botërore

    Simbolet kombëtare që janë përdorur në kartëmonedhat shqiptare në periudhën mes dy luftërave botërore
    Prerje e vitit 1940. U prenë kartmonedha 2, 5 dhe 10 lekë, si dhe një kartëmonedhë 100 franga. Kjo përkon me periudhën e sundimit fashist. Shkrimi është në gjihën shqipe dhe italiane
  • Kartmonedhat pas 1944

    Kartmonedhat pas 1944
    Pas vitit 1944 filloj prerja e kartëmonedhave të reja të sistemit socialist. Në 1945 ka pas edhe një prerje të kartëmonedhës 20 franga. Më tej gjithçka u emetua në LEK.
  • 2.Projekt kurrikular-ora e I-Represioni komunist ndaj intelektualeve kundershtare 1943-1990.

    2.Projekt kurrikular-ora e I-Represioni komunist ndaj intelektualeve kundershtare 1943-1990.
    Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri u vendos regjimi komunist, që shkaktoi pasoja të rënda në jetën e qytetarëve të vendit. Gjatë periudhës rreth gjysmë shekullore regjimi i drejtuar nga diktatori Enver Hoxha ekzekutoi, internoi dhe burgosi për arsye politike dhjetëra mijëra shqiptarë intelektuale ose jo në burgjet dhe kampet e internimit në mbarë vendin vetem sepse ata ishin kundershtare te ketij regjimi.
  • Udhezime rreth ores se pare te projektit.

    Udhezime rreth ores se pare te projektit.
    Tema qe kam zgjedhur per kete projekt eshte ne te njejten linje me temat qe do te marrin ne periudhen e trete. Do te gjeni informacione nga libri apo nga internetei por duke e cituar adresen ku keni hulumtuar.Info. do te kene te bejen me repersionin si dhe format e tij qe nderrmori regjimi ndaj intelektualeve te qe ishin kundershtare Vetem per nje individ duke sjelle gjithe historine se si jane zhvilluar ngjarjet .Kujdes>ti renditni sipas linjes kronoligjike por per kete do flasim heren tjeter.
  • Me dekretligjin e datës 7 korrik 1947, si njësi monetare caktohet Leku, i cili zëvendësoi Frangun, ndërsa ky i fundit tërhiqet përfundimisht nga qarkullimi. Që nga ky moment, kartëmonedha lekë ndryshon herë pas here simbolikën dhe përmasat.

    Me dekretligjin e datës 7 korrik 1947, si njësi monetare caktohet Leku, i cili zëvendësoi Frangun, ndërsa ky i fundit tërhiqet përfundimisht nga qarkullimi. Që nga ky moment, kartëmonedha lekë ndryshon herë pas here simbolikën dhe përmasat.
    Prerje e vitit 1947. Janë realizuar prerjet, 10, 50, 100, 500 dhe 1000 lekë. Karakteristikë e tyre është se kanë të gjitha portretin e një Partizani me mustaqe, me kapele me yll dhe përball tij është vendosur një shqiponjë stampimi. Në krahun e pasmë nuk ka gjë për t’u shënuar. Këto kartëmonedha kanë ngjashmëri me kartëmonedhat sllave.
  • Katmonedhat pas 1950

    Katmonedhat pas 1950
    Pas vitit 1957 prerjet janë bërë një sërë prerjesh të tjera . Në 1964 u këmbye leku nga i vjetër në LEK i ri dhe u realizuan prerjet e 1, 3, 5, 10, 25, 50 dhe 100 lekë. Për herë të parë është prerë kartëmonedhë 3 dhe 25 lekëshe.
  • Figurat historike që janë përdorur në kartëmonedhat shqiptare.

    Figurat historike që janë përdorur në kartëmonedhat shqiptare.
    Portreti i shkrimtarit të shquar Naim Frashëri, simbol i periudhës së Rilindjes Kombëtare, në këtë kartëmonedhë shoqërohet me elementë të tjerë grafikë që, në të njëjtën kohë, përmbajnë dhe përcjellin simbolikën letrare.
  • Kartëmonedha 500 lekë

    Kartëmonedha 500 lekë
    Emetimi i parë i kartëmonedhës 500 lekë me tematikën që ka sot, daton në vitin 1996. Ajo është rishtypur në vitet 2001 dhe 2007, me të njëjtën pamje dhe përmasë. Emetimet e reja synojnë shtimin dhe përmirësimin e elementeve që kanë të bëjnë me sigurinë dhe qëndrueshmërinë ndaj dëmtimeve. Në emetimin e vitit 2007 ndryshojnë edhe firma e Guvernatorit dhe ajo e Drejtorit të Departamentit te Emisionit.
  • Kartëmonedha 5000 lekë

    Kartëmonedha 5000 lekë
    Kartëmonedha 5000 lekë është emetuar për herë të parë në vitin 1996. Personaliteti simbol i kësaj kartëmonedhe është zgjedhur Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), heroi ynë kombëtar dhe figura më e shquar e historisë së popullit tonë, portreti i të cilit shquhet në pjesën e përparme të kartëmonedhës, së bashku me mburojën dhe shpatën e tij.Në anën e pasme është vendosur pamja e përgjithshme e Kështjellës së Krujës, përkrenarja dhe monumenti i Skënderbeut mbi kalë, që gjendet në qendër të Tiranës.
  • Kartëmonedha 1000 lekë

    Kartëmonedha 1000 lekë
    Kartëmonedha ka në anën e përparme portretin e Pjetër Bogdanit, shkrimtar, klerik e figurë e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare, të marrë nga frontespici i veprës së tij “Çeta e profetëve” (Cuneus prophetarum) dhe një simbol i tij mbi diellin. Në anën e prapme, në qendër paraqitet një simbol i idesë së Bogdanit me diellin në qendër. Në të djathtë ka një pamje të kishës katolike të Vaut të Dejës, ndërsa djathtas, anash dhe poshtë është vendosur vlera e kartëmonedhës.
  • Kartëmonedha 2000 lekë

    Kartëmonedha 2000 lekë
    Kartëmonedha me vlerë 2000 lekë, emetuar për herë të parë si prerje e re në vitin 2007 mban portretin e Mbretit ilir Gent. .Në anën e pasme të kartëmonedhës paraqitet bima medicinale Gentiana lutea, aftësitë kuruese të së cilës janë zbuluar prej tij, evidentohen elemente të arkitekturës së antikitetit, si dhe një detaj i stilizuar i anijes liburne.