Dt.06.04.2020.Klasa XII-B:1.Fillimet e Luftes se Ftohte 2.Krijimi i Bllokut Perendimor.
-
1.2.Situate ne lidhje me temen:
Shkatërrimi i Hiroshimës dhe Nagasakit ishte akti i fundit i Luftës së Dytë Botërore dhe akti i parë i fillimit te luftes bërthamore. Që nga vera e vitit 1945 popujt jetuan me mundësinë e luftës bërthamore dhe shkatërrimin e njerëzimit. Dy superfuqitë, SHBA-ja dhe BS-ja, u angazhuan në një garë armësh bërthamore. Kjo garë perfaqsonte fillimin një lufte për pushtet global midis dy superfuqive që filloi sapo mbaroi Lufta e Dytë Botërore. -
1.1.Fillimi i Luftes se Ftohte:KOMPETENCAT KYC QE DUHET TE ARRIHEN:
1- Përshkruajm ndarjen politiko-ideologjike të Europës në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
2- Dallojm bazën e doktrinave të palëve kundërshtare të Luftës së Ftohtë dhe vë në dukje momentet që shënojnë fillimin e Luftës së Ftohtë.
3-Ballafaqojm përplasjen e interesave të ish-Aleatëve të Luftës së Dytë Botërore në Europë si dhe tregojm ngjarjet fillestare të këtyre përplasjeve. -
1.3.Përshkruajm ndarjen politiko-ideologjike të Europës në përfundim të Luftës së Dytë Botërore
Ato përfaqësonin dy sisteme të kundërta politike e ekonomike.
BRSS krijoi modelin e qeverisjes mbi ideologjinë komuniste .Gjate luftes ndihmoi ne clirimin e EL prandaj aleatet i kerkoi aty.
SHBA perfaqsonin sistemin demokratik pas luftes ajo ofroi P.Marshall per rindert.e Ev.i cili u refuzua nga BS keshtu ajo shtriu ndikimin ne Ev.P me perjashtim te Gj.Lindore qe i perkiste BS.
Midis SHBA dhe BRSS e aleateve te tyre kemi dy blloqe kundërshtare: B. Lindor- B.Perendimor. -
1.4.Shpjegojme bazën e doktrinave të palëve kundërshtare të Luftës së Ftohtë dhe vë në dukje momentet që shënojnë fillimin e Luftës së Ftohtë.
Te njera kemi ekonomine e centralizuar ,mohimin e fjales se lire,eleminimin e kundershtareve politike e te tjetra ekonomi te tregut te lire e liri te individit.
Pas Luftes bota u perball me konfrontimin e dy fuqive të armatosura deri në dhëmbë, dy qëndrime të kundërta mbi shpërndarjen e fuqisë dhe të ndikimit në botën e pas luftës ku përveç kundërvënies politike, ushtarake dhe ekonomike, ndërmjet dy kundërshtarëve shtohej edhe kundërvënia ideologjike -
2.3.Evidentojm ndryshimin e fuqisë dhe balancave mes shteteve të Europës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore
SHBA nuk zhvilluan lufte ne territorin e tyre madje industria e tyre ushqeu ekonomine europiane gjate luftes per te shmangur rrezikun e zgjerimit te territoreve sovjeteike hartuan nje plan per rindertimin e Evropes se pasluftes. Plani synonte jo vetem pengimin
e zgjerimit të ideve, praktikave e ndikimit sovjetik në kontinent, por dhe krijimin e një tregu funksional që do të bënte të mundur shitjen e produkteve të ndërmarrjeve amerikane me mbiprodhim pas përfundimit të luftës. -
2.4.Argumentojm paktet mes paleve si nje proces integrimi mes vendeve perëndimore si kundërpeshë kundrejt rrezikut sovjetik
Në mars 1948 u krijua Pakti i Brukselit, mes Britanise , Francës, Belgjikës e Holandës dhe Luksemburgun ku ranë dakord të konsultoheshin për çështje reciproke
të mbrojtjes. Në 1949, SHBA mori drejtimin e procesit për krijimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut së cilës iu bashkuan vendet e Europës Perëndimore dhe Turqia. Në vitin 1950 SHBA këmbënguli për riarmatosjen e Gjermanisë Perëndimore e cila do te krijonte ushtrine kombetare nen kontrollini e plote te NATO. -
1.5.Do te ballafaqojme përplasjen e interesave të ish-Aleatëve të Luftës së Dytë Botërore në Europë si dhe tregojm ngjarjet fillestare të këtyre përplasjeve
Dy superfuqitë luftuan për epërsi ndaj njëratjetrës nëpërmjet garës së armatimeve prandaj u krijuan dy blloqe ushtarake kundërshtare. Në prill 1949 u krijua Organizata e Atlantikut tëVeriut – NATO-ja, ku bënin pjesë SHBA-ja dhe aleatët e saj politikë, dhe në maj 1955 u krijua aleanca ushtarake e Traktatit të Varshavës,
ku bënin pjesë BS-ja dhe aleatët e saj politikë, kundërshtarë të NATO. -
2.4. Shpjegojme gjendjen e vështirë të pasluftës në Europë, përpjekjet për tejkalimin e saj dhe nevojën për krijimin e një aleance politiko-ushtarake transatlantike
-Franca dhe Anglia:Dolën nga lufta të shkatërruara dhe në borxhe të mëdha nga harxhimet e luftës.
- Edhe BS pësuar humbje njerëzore , shkatërrime materiale Ajo kërkonte të dilte në Europën Lindore e në Ballkan. Ata inkurajuan lëvizjet separatiste në Iranin Veriperëndimor dhe filluan të bënin presion te qeveria turke për një rishikim e nje traktati ku Turqia kontrollonte kalimin e anijeve ruse në portat e ujërave të ngrohta të Detit të Zi te cilat Anglia nuk i monitoronte dot -
1.5.1.Perplasje tjeter interesash kemi kur dy superfuqite u perballen në Luftën e Koresë.-Ne qershor te 50 forcat komuniste te K.Veriu sulmuan K. e Jugut, per ribashkimin e vendin.
- SHBA-ja për të frenuar përhapjen e komunizmit në K. e Jugut, përdoren forcat ushtarake dhe në ndihmë të K.veriorëve BS dërgoji trupat e veta. Pas tri vitesh luftime u nënshkrua armëpushimi. Koreja u nda në dy shtete. .
-
1.6.Kur e arriti kulmin Lufta e Ftohte -Kriza Kubane
- Lufta eFtohtë arriti kulmin e acarimit në Krizën Kubane, kur në Kubë në pushtet kishte ardhur Fidel Kastro, antiamerikan. Në vitin 1962, sovjetikët, për të demonstruar forcën e tyre përballë SHBA-së dhe duke iu përgjigjur thirrjes së Kastros, dërguan raketa drejt ishullit. Ky veprim u pa nga ana e qeverisë amerikane si kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e SHBA-së. Falë presionit te SHBA u bë e mundur që raketat E BS të tërhiqeshin nga Kuba
-
1.7.Ku ndryshon Lufta e Ftohte nga konfliktet e tjera?
Sepse mes tyre nuk u hap zjarr me të gjitha llojet e armëve, edhe pse konfrontoheshin dy fuqi të armatosura deri në dhëmbë, dy qëndrime të kundërta mbi shpërndarjen e fuqisë dhe të ndikimit në botën e Pasluftës. Përveç kundërvënies politike, ushtarake dhe ekonomike, ndërmjet dy kundërshtarëve shtohej edhe
kundërvënia ideologjike -
2.1.Krijimi i Bllokut Perendimor:KOMPETENCAT QE DUHEN TE ARRIHEN:
-Evidentojm ndryshimin e fuqisë dhe balancave mes shteteve të Europës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.
- Shpjegojme gjendjen e vështirë të pasluftës në Europë, përpjekjet për tejkalimin e saj dhe nevojën për krijimin e një aleance politiko-ushtarake transatlantike.
- Argumentojm nevojën për një proces integrimi mes vendeve perëndimore si kundërpeshë kundrejt rrezikut sovjetik. -
2.2.Situate ne lidhje me temen:
Armiqësia në rritje ndërmjet dy superfuqive për dominim botëror pas Luftës së Dytë Botërore, po rrënonte përherë e më tepër përpjekjet e tyre për bashkëpunim. Ky bashkëpunim kishte rezultuar i suksesshëm në fitoren e Luftës së Dytë Botërore. Veprimet
e ashpra politike të BS-së në Europën Lindorerritën dyshimet e Perëndimit se oreksi rus do të shtrihej më tej. -
Detyrat dhe puna e pavarur:
Interpretoni termin: “rrip sigurie”